Ariana Grande është rikthyer me këngën e parë të re të saj që pas sulmit terrorist që i mori jetën 22 personave, jashtë koncertit të saj në “Manchester Arena”, në maj 2017.
“No Tears Left to Cry” i dedikohet pikërisht sulmit.
Nuk më kanë mbetur më lot për të qarë, këndon ajo në singëllin e ri shoqëruar nga kori, “ndaj unë po dashuroj, po jetoj, po ringrihem…”
Prodhuar nga Max Martin, kënga transformohet nga stili i errët, me nota trishtuese në fillim, në një shpërthim, duke kombinuar vokalin emocional të Grandes me një ritëm të fuqishëm kërcimi.
Në tekst, Grande zgjedh të kapërcejë frikën dhe urrejtjen edhe kur bie shi, siç thuhet në tekst. Ne duhet të fluturojmë mbi këtë urrejtje, këndon ajo, ne do të jemi këtu… dhe në përfundim të videoklipit, një bletë punëtore, simbol i Mançesterit, fluturon drejt kameras, homazh ky për qytetin.
Duke folur më herët këtë vit, menaxheri i Grandes kish thënë se ajo kishte qarë për ditë të tëra pas sulmit në Mançester. Vetë ajo madje ka thënë se ka qenë e dyzuar për t’u rikthyer në studio pas sulmeve dhe përfundimi i turit të saj botëror ka qenë shumë emocional.TCH
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...