Beatrix Ramosaj është banorja që u eliminua sonte nga Big Brother Vip.
Në televotimin me Einxhel dhe Donald, ishte Beatrix Ramosaj ajo që publiku voto për ta nxjerrë nga shtëpia e Big Brother.
Me të ardhur në studio, ajo hapi edhe qesen e Lori Caffe, por bileta e saj ishte vetëm vajtje, kështu duke mbyllur rrugëtimin e saj në këtë spektakël.
Në studio ajo dukej shumë e frikësuar nga bota jashtë dhe komentet që pret qoftë nga familja apo publiku.
E këtë gjë e vuri re edhe opinionisti Arbër Hajdari, i cili i tha Trixës që shyqyr që dole, pasi tha se rrugëtimi i saj në BigBrother është kufizuar pasi sipas tij, Trixa e ka ndrydhur shumë veten se çfarë do mendojnë jashtë.
“Shyqyr që dole, mos rri si pulë e lagur” iu drejtua ai Trixës duke u munduar ta çlirojë nga emocionet që kishte në studio.
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...