Këngëtarja italiane Ana Oxa, në një intervistë për ‘Domenica In’, foli për veten duke përfshirë dhe fillimet e karrierës së aj deri më tani. Jeta e saj tashmë është vetëm në kontakt me natyrën, larg nga jetesa në qytet. Sipas saj, të jetosh në natyrë , nuk ke nevojë të thuash kush je apo cfarë bën, natyra e di dhe ti je i lirë ta përceptosh këtë heshtje që flet.
“Jam në mal, në natyrë të vërtetë, e rrethuar me maja e pemë”. Një zgjedhje që prezantuesja Mara Venier e cilësoi si drastike, por që këngëtarja e korrigjoi menjëherë: “Nuk është drastike, natyrën e kam gjithmonë pranë, jetesa në qytet është bërë e rëndë, të jetosh në natyrë është shumë më e pëlqyeshme për mua, natyra ka diçka të veçantë, nuk ke nevojë të thuash kush je, çfarë bën, natyra e di, dhe ti je i lirë ta perceptosh këtë heshtje që flet.”, shkruan Arbresh.info
Të jetuarit në këtë mënyrë , e lejon atë të shpreh emocionet e saj më lirë , dhe të transformojë ato në diçka që i përshtatet vërtet qenies së saj.
Këngëtarja foli dhe për origjinën e saj shqiptare.
“Askush nuk e di që kam lindur në një familje në Bari, nëna dhe babai im janë shqiptar. Isha dhe jam shqiptare dhe është një gjë e rëndësishme, sepse jeta intensive që kisha ishte e një të huaji në Itali”, tha ajo episodin e së dielës 17 dhjetor të ‘Domenica In’.
Për të parë videon e plotë , kliko KËTU
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...