Aktorja Anna Kendrick dhuroi të ardhurat nga filmi i saj “Gruaja e Orës” për bamirësi.
Si e ftuar në podkastin Crime Junkie AF, Anna Kendrick tha për filmin: “Nuk ka qenë kurrë një sipërmarrje për të fituar para“.
“Përfundimisht, Netflix e bleu filmin. Por një javë përpara Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto mendova, “Oh, ky film do të bëjë para.”
Epo, nuk po fitoj para nga filmi. Paratë mbështesin organizatën jofitimprurëse që ndihmon të mbijetuarit e dhunës seksuale, RAINN dhe Qendrën Kombëtare për Viktimat e Krimit të Dhunshëm”, shpjegoi Anna Kendrick.
Anna Kendrick bëri debutimin e saj regjisorial me filmin e ri të Netflix, i cili sillet rreth një serie vrasjesh të kryera nga Rodney Alcala, i cili u dënua për vrasjen e tetë vajzave të reja në vitet 1970./abcnews.al
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...