Yjet e filmit parakaluan në tepihun e kaltër gjatë të enjtes në ndarjen e çmimeve ‘Critics Choice Awards’.
Aktorja e njohur Angelina Jolie ka prirë me dukjen e saj në këtë ceremoni e veshur me fustan të bardhë, e ndjekur nga Diane Kruger, Emma Roberts, Kate Bosëorth dhe Saoirse Ronan, të cilat poashtu veshën fustana të bardhë duke sjellë kontrast nga ndarja e çmimeve ‘Golden Globes’, që u mbajt ditë më parë, në të cilën ato ishin të veshura me ngjyrë të zezë., shkruan arbresh.info.
Jolie, e cila është nënë e 6-të fëmijëve, morri gjithë vëmendjen, duke u cilësuar nga mediat si dukje engjëllore.
Kujtojmë se Angelina Jolie është në procedurë divorci me aktorin e njohur Brad Pitt, i cili është babai i fëmijëve të saj. /Arbresh.info/







48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje