Aktorja fituese e çmimit Oscar, Angelina Jolie, pritet të shkëlqejë në rolin e saj më të fundit si sopranoja e njohur e operës, Maria Callas, në filmin “Maria”.
Bazuar në rrëfime të vërteta, filmi “Maria” do të tregojë historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe e rimenduar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970.
Callas – jeta e së cilës shtrihet nga vitet 1920 deri në vitet ’70 – ishte e famshme për zërin e saj të jashtëzakonshëm, por filmi fokusohet në një periudhë kur ajo kishte humbur zërin dhe po përpiqej ta rifitonte atë. Pasi ia kushtoi jetën audiencës anembanë botës, ajo vendos në fund të gjejë zërin, identitetin e saj dhe të këndojë për vete.
Filmi u drejtua nga regjisori i njohur kilian, Pablo Larraín, dhe pritet të shfaqet në Festivalin e Filmit në Venecia, më 29 gusht. /A2CNN/
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë