E kush do ta mendonte se kënga e njohur e disa viteve më parë do të kthehej në mollë sherri mes dy këngëtarëve të njohur.
Ka qenë Altin Shira, i cili i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka akuzuar kolegun kosovar Vllasaliu se i ka kopjuar këngën “Pikë loti”.
Kjo ka ndodhur kur Çani ka treguar disa nga këngët e Shirës që u kthyen në hite e kur u prezantua kënga në fjalë, Altini u shpreh se kënga u kopjua nga Sinan Vllasaliu: “Kjo këngë [Pikë loti] u kopjua nga një këngëtar kosovar, Sinan Vllasaliu dhe bëri shumë bujë në Kosovë”.
Çani insistoi duke e pyetur sërish nëse Sinani e kishte kopjuar apo jo, por përgjigjja e Shirës ishte e prerë: “E kopjoi”.
https://www.youtube.com/watch?v=VD-MILn9AKc
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë