Alex Rodriguez tashmë burri i JLo akuzohet se e tradhtoi atë me modelen britanike të “Playboy”, vetëm tri javë para se t’i propozonte martesë.
Alex është akuzuar sërish se ka tradhtuar Jennifer Lopez, kësaj radhe me modelen britanike të “Playboy”, e cila pretendon se kjo ndodhi tri javë para se ai t’i propozonte këngëtares, shkruan DailyMail, përcjell portali arbresh.info.
Modelja bionde Zoe Gregory, pretendon se Alex, 43 vjeç, i kishte shkruar asaj në telefon duke i kërkuar ‘treshe’, madje thuhet se i kishte dërguar foto të ndyra dhe kërkoi ta takonte personalisht. 44-vjeçarja pohon se ai i ka shkruar asaj nga 26 dhjetori i vitit të kaluar deri më 22 janar 2019.
Gjashtë javë më vonë, më 9 mars, Alex i propozoi Jennifer Lopezit me unazë super të shtrenjtë rreth 4.5 milionë dollarësh.


“JLo është e mahnitshme dhe nuk e meriton këtë. Derisa po bëhej gati të martohej me të, ai më kërkonte video seksi dhe më kërkoi të lidhesha me të”, ka thënë Gregori për prestigjoze “TheSun”.
Ndryshe, kjo është hera e dytë që Alex pas fejesës me JLo po akuzohet për tradhti yllit Lopez./arbresh.info/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...