Aktorja e njohur, Joan Collins, ka zbuluar se burri i saj i parë e ka droguar atë dhe më pas e ka përdhunuar.
“This is Joan Collins” është dokumentari nga BBC në të cilin aktorja e njohur flet për jetën e saj dhe marrëdhëniet që ka pasur gjatë jetës së saj, transmeton poortali arbresh.info

Në një moment tronditës, ajo zbuloi sesi ish-bashkëshorti i saj, ylli i filmit, Maxëell Reed – me të cilin u martua nga ‘turpi’ pasi ai e përdhunoi në takimin e tyre të parë, u përpoq ta prostituonte atë me njerëz të pasur, duke kërkuar 10 mijë funta në natë.
Ndërkohë ajo shpjegoi gjithashtu se si Marilyn Monroe i tha asaj që të ruhej nga ‘ujqërit’ në Hollyëood, duke përfshirë Daryl Zanuck, i cili më vonë e nguli pas murit në një tentativë për sulm seksual.
Ajo filloi karrierën e saj në moshën 17-vjeçare, duke u larguar nga Akademia Mbretërore e Arteve Dramatike dhe shpejt filloi të fitonte deri në 300 pund në javë.
Pasi luajti si një adoleshente rebele në filmin “I Belive in You”, Joan u njoh me burrin e saj të parë, të quajtur Reed, i cili ishte 14 vjet më i madh se ajo.

Joan ishte ende e virgjër kur shkoi në një takim me yllin e famshëm të filmit Maxëell Reed dhe iu ofrua një pije ndërsa ishte në shtëpinë e tij.
Kur shkoi për të bërë banjë, i dha asaj një rum dhe kola-kola për të pirë dhe disa libra për të lexuar.
Ajo u drogua me atë që atëherë njihej si ‘Mickey Finn’ dhe mund të ishte Rohypnol dhe u zgjua në dyshemenë e dhomës së ndenjës, ndërsa pa burrin e saj të parë duke bërë seks me të.
Për shkak të turpit, ajo u martua me burrin e saj të parë dhje iu nënshtrua abuzimeve gjatë gjithë martesës së tyre katërvjeçare, duke kulmuar në përpjekjen e aktorit për të shitur atë te një sheik.

“Po të mos isha kaq e pafajshme për seksin dhe mënyrën se si duhet të ishin gjërat, nuk do ta kisha bërë këtë, por kisha një ndjenjë të fortë faji, kështu që e bëra”, tha ajo, ndërsa shtoi se martesa e tyre ishte një fallcitet, pasi nga jashtë dukeshin të lumtur, ndërsa në brendësi ishin të mjerë.
Aktorja e njohur Joan Collins është martuar 5 herë./arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...