Edhe këtë herë bukuroshja me origjinë shqiptare Dua Lipa është vendosur në krye të klasifikimeve. Albumi i saj Future Nostalgia po korr shumë sukses duke qëndruar në top 5 e “Billboard Hot 100”. Albumi që do të thotë “Nostalgjia e së ardhmes”, ka gjithsej 11 këngë.
Tre nga këngët e këtij albumi deri më tani janë realizuar edhe me klipe, Don’t start now, Physical dhe Break my heart. Këngëtarja, vendosi ta publikojë albumin më 27 mars më herët nga çfarë ishte parshikuar për shkak të pandemisë së Covid 19.
Kënga “Break my heart” është renditur në vendin e 21 në “Billboard Hot 100” , ndërsa “Don’t start now” mban numrin 3.
Më herët bukuroshja shqiptare deklaroi se ky album do të ndikojë për mirë tek ndjekësit e saj pavarësisht lajmeve të këqija që vijnë çdo ditë nga koronavirusi.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...