Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me situatën politike në vend rreth procesit të zgjedhjes së presidentit/es.
Në një postim në rrjete sociale, Tahiri e ka cilësuar situatën aktuale si “lojë të demoduar”, duke kritikuar zvarritjen e procesit dhe pritjen për thirrjen e seancave të reja.
“Këtu jemi, s’kemi në plan m’u largu”, ka shkruar ai, duke nënkuptuar që grupi i tij parlamentar do të vazhdojë të jetë pjesë e zhvillimeve politike.
Deklarata vjen në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës që të propozojnë emra për postin e presidentit, në përpjekje për të zhbllokuar procesin.
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...