Këngëtarja Miriam Cani ishte e ftuara e parë e emisionit më të ndjekur për fëmijë në “Në kurthin e Piter Pan”.
E pyetur nga vogëlushët nëse Miriami do të ketë një fëmijë tjetër, ajo tregon se nuk është ende gati, por në të ardhmen do i bëjë vajzës së saj Ameli, një motër ose një vëlla.
A do i bësh Amelit një “dhuratë” tjetër? Ndonjë motër, ose vëlla?
-Besoj se po, një ditë, ende nuk jam gati. Por një ditë do i bëj një motër ose vëlla.
Këngëtarja ka rrëfyer plot dashuri lidhur me realizimin e këngës “Dhurata” ku ka qenë dhe zëri i vajzës së tyre Ameli.
“Jemi surprizuar sepse Ameli ka qenë 1 vjeç e gjysëm dhe ajo ka një vesh absolut muzike. Kur e them këtë si argument thonë normal, se të dy prindërit artistë. Në rastin tonë ishte fat, por kjo ka të bëjë më faktin se kënga “Dhurata” është kompozuar gjatë shtatzënisë sime. Ameli ishte mësuar me tingujt e këngës që në barkun tim”,- tregoi Miriami.
Arrestohen tre të dyshuar të përfshirë në dy raste kriminale...
“Duhet të shkojmë në Ferizaj”, Kurti i shmanget përgjigjes p...
Vendoset gurthemeli i Parkut Industrial në Mitrovicë, 1 mili...
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje