Kupa Magjike për këtë edicion të 22 të festivalit Kënga Magjike shkoi për Alban Ramosaj, me këngën “Thikat e mia”.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, “Kënga Magjike” këtë vit kishte vetëm 3 çmime: Best New Artist, Best International Artist dhe çmimin e madh.
Çmimi Best New Artist këtë vit shkoi për grupin Urban Band.
Ndërsa çmimin Best International Artist e rrëmbeu artistja nga Gjeorgjia, Nutsa.
Sistemi i votimit në Kënga Magjike ishte i ndarë në tre pjesë. Artistët votuan për njëri-tjetrin, po ashtu edhe publiku votoi për të preferuarin e tij dhe vota e jurisë e përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Pas 22 vitesh, për shkak të situatës së pandemisë Kënga Magjike, nën prezantimin e Ardit Gjebreas dhe Marsela Çibukajt, erdhi e konceptuar ndryshe, si një koncert show në studion e “E Diela Shqiptare”
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...