James Blake nuk mund të kishte zgjedhur pamje kaq hipnotizuese sa këto të videokilipit të këngës “My Willing Heart” ku merr pjesë aktorja e famshme Natalie Portman.
Klipi na kujton paksa imazhet magjepsëse të Beyoncé gjatë shtatzanisë së saj të shkrepura nën ujë. Videoja është xhiruar disa ditë para se aktorja të lindte vogëlushen e saj Amalia më 22 Shkurt. Gjithashtu djali i saj 5-vjeçar, Aleph, është pjesë e klipit.
Një shtrat dramatik, ngjyra bardh e zi, hijet e bardha nën ujë dhe zëri çlodhës i Blake e bëjnë këtë video një arsye më shumë për t’u dashuruar me muzikën.
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...