Dikur një nga aktoret me të ardhme brilante që i hodhi hapat e para në filmat për fëmijë të Disneyt, sot një biznesmene. Lindsay Lohan, aktorja problematike këtë herë ka shfaqur anën e errët të karakterit të saj në Instagram.
Në një foto të nxjerrë në faqen zyrtare të biznesit të saj në Mikonos, Lohan Beach House Rhodes, vihen re dy nga punonjëset e saj, të cilat mbajnë veshur rroba të njejta, por këpucë të ndryshme.
Ky detaj e ka irrituar shumë Lohan, e cila ka arritur deri aty sa t’i kërcënoj vajzat me pushim nga puna.
“Vishni të njëjtat sandale ju lutem, ose jeni të pushuara”, – thotë Lohan.
Ndërkohë një ndjekës e pyet nëse e ka seriozisht ose jo dhe Lohan shton që e ka shumë seriozisht!
Epo dy janë alternativat, ose Lohan është një shefe shumë e rreptë dhe nuk I intereson fare nëse është në media sociale apo në vendin e punës, ajo gjithmonë do të kritikojë, ose ajo ka bërë shaka dhe padashur ka marr vëmendjen e ndjekësve.
Një gjë është e sigurtë, koha është ajo që do të tregojë si qendron e vërteta!

Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...