Eduardo Yanez është tepër i njohur për rolet e tij në filmat spanjoll që ndiqeshin shumë në Shqipëri.
Vitin e kaluar, ai u përfshi në një skandal me gazetarin Paco Fuentes nga rrjeti Univision, të cilin e goditi me shuplakë.
Marrëdhënia e keqe e Eduardo Yanez me gazetarët nuk mori fund këtu.
Ai është akuzuar nga një tjetër gazetar, i cili thotë se gazetari e ka kërcënuar me jetë.
Viktima e kësaj rradhe identifikohet si Norberto Campos, i cili para disa ditësh publikoi bisedën me aktorin në rrjetin social Twitter.
“Ky është kërcënimi nga Z.Eduardo Yanez që më dërgoi nëpërmjet mesazheve.
E publikova për t’ju informuar në rast se ndodh diçka me mua”, shkruajti gazetari pranë imazhit ku tregonte çfarë i kishte shkruar aktori.

Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...