Ryan Reynolds ka folur së fundmi për jetën me ankth, një gjendje për të cilën ylli i filmit “Deadpool” thotë se gati tërë jetën e ka pasur.
“Kam ankth, gjithmonë e kam pasur”, tha aktori 41-vjeçar për New York Times, transmeton portali arbresh.info.
“Jam në ankth për gjëra, kam qenë në thellësitë e spektrit të errët, që nuk është edhe aq kënaqësi”.
Pavarësisht sjelljes së tij të ftohtë dhe të sigurt, Times e përshkroi Reynoldsin si një rrëmujë nervore, e cila shkatërrohet nga tmerri dhe marramendja para paraqitjeve të shfaqjeve dhe e bind veten që mund të vdes.
Ai tha se ai u rrit në një mjedis të paqëndrueshëm për shkak të babait të tij të ndjerë, me të cilin Reynolds kishte një marrëdhënie të komplikuar.
Ryan Reynolds është i martuar me aktoren Blake Lively me të cilën ka dy vajza./Arbresh.info/
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...