Aktori i njohur turk i serialeve po ashtu të njohura, Tolgahan Sayisman, ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe gruan e tij, Aleda Abazi.
Në këtë postim aktori turk ka thurur fjalë të mëdha dhe në gjuhën shqipe për të parin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitetki i një vendi që shikon më shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzues. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri katër- vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë. Me shumë respekt, i dashur Kryeministër”, shkruan aktori turk./Arbresh.info/

Historia e luftës së Kosovës ligjërohet në orën e parë mësim...
Nis monitorimi i çmimit të karburantit në Kosovë
Gjykata Supreme ndërpret paraburgimin ndaj N.B, për keqpërdo...
Sulmi i Iranit me dy drona, reagon ashpër Azerbejxhani
Osmani pritet të mbajë konferencë për media
Abdixhiku: Sakrifica është akti më madhështor që formon fati...