Aktorja Kristina Cohen ka thënë në një shkrim të gjatë në Facebook se ylli i serialit “Gossip Girl”, Ed Westwick ka përdhunuar atë para tre viteve.
Cohen tha se ka njohur Westwick përmes të dashurit të asaj, një producent, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, transmeton portali arbresh.info

Incidenti në fjalë thuhet të ketë ndodhur një natë kur çifti kishte shkuar në shtëpinë e aktorit.
Cohen tha se i dashuri i saj e fajësoi atë për sulmin dhe e paralajmëroi të mos fliste kundër Westwick për hir të karrierës së saj.
Cohen tha se vala e akuzave për sulme seksuale, të ngritura kundër burrave të fuqishëm në Hollivud, e shtynë atë të tregojë historinë e saj tani.
Hollivudi që nga fillimi i tetorit është përfshirë në një valë akuzash për ngacmime seksuale e përdhunime kundër emrave të njohur të kësaj industrie siç janë Harvey Weinstein, Kevin Spacey, Dustin Hoffman e Bret Ratner./arbresh.info/
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...