Aktoret turke që fal roleve të tyre në disa seriale të ndryshme për publikun shqiptarë u bënë të njohura dhe shumë të dashura.
Lidhjet e tyre me shqiptarët u bënë më të forta pasi që zemrat e tyre i rrëmbyen burrat shqiptar, shkruan rtv21.
Erbu Sahin, Ebru Ozkan, Hazal Şenel, janë aktoret që dashurinë e tyre e kurorëzuan me fejesa dhe martesa me shqiptarë.
Në Kosovë të githë e njohin me rolin e “Rejanit” nga seriali “Hercai”, Ebru tash e sa vite është në lidhje me basketbollistin Cedi Osmani, i cili ka lindur në Ohër, kurse këtë verë dyshja u fejuan.
Ebru Ozkan që për publikun shqiptar u bë e njohur me rolin e “Dilarës”, ajo konsiderohet si njëra ndër aktoret turke më profesioniste.
Ajo është martuar me aktorin shqiptar nga Shkupi Ertan Shabani, i cili po ashtu ka një famë të konsiderueshme në Turqi.
Aktorja e njohur e seriale turke, Hazal Şenel rrëmbeu zemren e këngëtarit shqiptar, Bertan Asllanit. Dyshja e njohur janë fejuar verën e vitit të kaluar.
Alina Boz e njohur për shumë role në serialet turke, për katër vjet radhazi ishte në lidhje me aktorin turk me prejardhje shqiptare Burak Yoruk.





Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Hoti dhe Azemi diskutojnë për punëtorët e sektorit privat
KQZ miraton planin e punës, pezullohet nëse ka zgjedhje të j...