Të shumtë kanë qenë personazhet publikë shqiptarë që kanë deklaruar që mund ta kenë kaluar Koronavirusin muaj më parë.
I tillë është edhe rasti i aktorit të humorit,Agron Llakaj. I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Llakaj deklaroi se edhe ai vetë mund ta ketë kaluar Covid-19 pasi në muajin Janar ka patur simptoma të një gripi si asnjëherë më parë.
“Nga data 3 Janar që prej datës 26 unë kam kaluar një grip të paparë të rëndë të rikthyer dy herë me temperaturë me frymëmarrje të vështirësuar, ndoshta e kam kaluar koronën se unë grip të tillë skam kaluar në jetën time. Bëra skopi kisha problem, fillova antibiotikë dhe nuk e di nëse e kam kaluar apo jo,” u shpreh Llakaj.
Pas një pauze të shkaktuar prej masave të ndërmarra ndaj Covid-19, Agron Llakaj njoftoi se të shtunën do të rikthehet me spektaklin e humorit ‘Al Pazar’.
“Para jetës dhe shëndetit të njerëzve nuk vendosim as AL Pazarin. Në AL Pazar nuk do të ketë publik mund të ketë 2-3 aktorë në skenë, me distancë fizike sipas rregullave. Karantina nuk ka sjellë personazhe, por ka sjellë ngjarje. Është jashtëzakonisht e vështirë të krijosh një personazh të ri për 15 ditë. Ai do një studim do të shikosh dhe studiosh, si shikon, si qëndron etj. Personazhi nuk është kaq i lehtë të krijohet dhe çdo gjë krijon kohën dhe do proçesin e vet. Aktualiteti ka vend. Në këtë situatë ka dhenë shumë situata komike. Fillon gjëja e pare, frika që do vijë tek ne me humor. Ka shumë gjëra që realisht do i shikojmë të shtunën. Çdo artist do e shikojë në këndvështimin e tij dhe ky realitet na jep shumë,”– u shpreh ai.
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...