Google ADS

Adidas ndërpret partneritetin me Kanye West

15:17 | 25 Tetor 2022
A. B.

Komentet e fundit të Kanye Westit, kanë çuar në ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve me reperin nga ana e prodhuesit të veshjeve Adidas.

Përfaqësuesi i kompanisë “Adidas” deklaroi se nuk do të tolerojnë antisemitizmin dhe çdo lloj tjetër gjuhe të urrejtjes, duke shtuar se komentet e fundit të Westit ishin “të papranueshme, me gjuhë të urrejtjes dhe të rrezikshme”, raporton CNN.

Shitjet dhe prodhimi i produkteve të Westit, të markës “Yeezy”, janë ndalur e po ashtu edhe pagesat për “Ye” dhe kompanitë e tij. “Adidas”-i tha se do të marrë një goditje prej 250 milionë eurove për shitjet e tremujorit të katërt.

“Adidas” kishte arritur partneritet me Westin që nga viti 2013, kur kompania ia kishte marrë klientin rivalit “Nike”. Në vitin 2016, “Adidas” zgjeroi marrëdhëniet e saj me reperin, duke e quajtur atë “partneritetin më domethënës të krijuar ndonjëherë midis një marke jo-atletiste dhe një marke atletike”.

Por “Adidas” e vuri “partneritetin në shqyrtim” në fillim të tetorit të këtij viti, pasi Kanye West veshi një bluzë me mbishkrimin “White Lives Matter” (Jetët e të bardhëve kanë rëndësi).

Së fundmi, West tha se “mund të them shprehje antisemetike dhe ‘Adidas’-i nuk mund të largojë”.

Aksionet e “Adidas”-it ranë rreth 5% në Frankfurt. Kompania tha se do të publikojë informacion shtesë në lidhje me implikimet financiare të shpërbërjes së partneritetit të saj me Westin, në raportin financiar më 9 nëntor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme