Fansat e ngatërrojnë Katy Perry me Adele.
Katy Perry një ndër këngëtaret më të njohura në botë, ka zgjedhur që të ndryshojë dukjen e saj, sërish, shkruan Mirror.
Duke u bërë bionde, një pjesë e madhe e fansave kanë filluar ta krahasojnë atë me këngëtaren Adele, transmeton lajmi.net.

Në një paraqitje televizive të Katy, ku shihej me makijazh ‘nude’, vetulla me ngjyrë më të errët dhe flokë të lakuara, dukej e tëra si Adele.
Po ashtu mënyra e grimit të syve ku theksoi më shumë hijet, është e njëjta sikurse e krijueses së hitit “Hello”.
Në rrjetin social Instagram, fansat menjëherë filluan të pyesnin nëse ajo është Adele.
Ndoshta artistja edhe ka mundësi të jetë inspiruar nga Adele, pasi ato njihen edhe për shoqërinë e pastër që kanë mes vete.

Ekstradohet nga Kosova për në Maqedoninë e Veriut, i kërkuar...
Abdixhiku kritikon refuzimin e 21 amendamenteve të LDK-së pë...
Aksidentohet Rey Manaj në Turqi, ja si është gjendja e sulmu...
Nga 86 amendamentet e propozuara në Kuvend, veç gjashtë mira...
Miratohet buxheti i vitit 2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen tre persona