Televizioni më i njohur i muzikës, MTV organizon çdo vit ceremonitë e ndarjes së çmimeve për videot muzikore në Amerikë dhe Evropë.
Më 12 nëntor të këtij viti do të mbahet MTV Europe Music Awards në Londër dhe atë do ta udhëheq pikërisht këngëtarja e lindur në Kosovë por e rritur në kryeqytetin britanik, Rita Ora, shkruan arbresh.info.
Në këtë ceremoni Rita do të ketë edhe performanca ndërkohë që këngëtarja tjetër kosovare, Dua Lipa është e nominuar në tri kategori për çmime po në këtë ceremoni, në atë për “Best New”, “Best UK & Ireland” dhe “Best Look”.
Vitin e kaluar, ceremoninë e njëjtë e ka udhëhequr shqiptarja e famshme, Bebe Rexha.
Duke e parë këtë ritëm, mund të ndodh që vitin e ardhshëm, Dua Lipa të jetë drejtuese e kësaj ngjarjeje të rëndësishme muzikore./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BZ1IaYgFsA6/?hl=en&taken-by=dualipa
https://www.instagram.com/p/BZlJJ79HIpp/?hl=en&taken-by=ritaora

Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit