Pamela Anderson e ka vizituar disa herë themeluesit e Wikileaks, Julian Assange.
Sipas një burimi të mediave amerikane, bjondina kanadeze e ka vizituar Assange katër herë në tre muajt e fundit, në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai është duke qëndruar i fshehur për më shumë se katër vitë, transmeton portali arbresh.info.
“Sa herë vjen ajo është e veshur në mënyrë provokative”, ka thënë në aktivist politik.
Assange mendohet të jetë i lidhur me Kremlinin dhe besohet që shumica e materialeve të tij janë marrë nga hakerët rusë.
Ndërkaë edhe lidhjet e Anderson me Rusinë janë thelluar pas vitit 2015, ku ajo e vizitoi Kremlinin për të diskutuar rreth ruajtjes së kafshëve të egra në Rusi.
Anderson e ka vizituar Rusinë përsëri gjatë dhjetori të vitit të kaluar dhe ka dhënë lajmin së dëshiron të marrë edhe shtetësinë e Rusisë.
Sipas burimeve, ajo është duke u paguar për paraqitjet e saj në Rusi.
Edhe pse Anderson dhe Putin dhe nuk kanë patur takim zyrtar, një burim rus ka thënë se ‘edhe Putin, sikurse shumica e meshkujve është tifoz i saj”. Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë