Kylie Jenner ka qenë në lidhje prej më shumë se një vit me Travis Scott.
Çifti kanë kaluar shumë kohë së bashku, aq sa në fillim të këtij viti kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre të parë, që e pagëzuan me emrin Stormi, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

U fol shumë se çifti kanë ftohur marrëdhëniet dhe se janë afër ndarjes, por siç duket gjërat për ta janë rregulluar dhe çdo gjë po ecën normalisht në mes Kylie Jenner, 20 vjeç dhe Travis Scott, 26 vjeçar. Këtë e dëshmon më së miri një imazh që vetë Kylie e ndau në llogarinë e saj në Instagram.
Dyshja shihen të përqafuar dhe të lumtur pranë njëri tjetrit, e mbi imazhin ajo nuk ka shkruar asgjë, vetëm ka vendosur një emoji të një dhurate.

Vajza e Kris Jenner në këtë imazh u shfaq pa grimë dhe me një bluzë të shkurtër dhe flokët e kapura gërshet.
Ende nuk dihet nëse ky imazh është i ri apo vjen nga viti i kaluar kur ata po gëzonin një pushim në plazh./Arbresh.info

Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...