Secili nga banorët e edicionit të katërt kanë shprehur emocionet e tyre në natën finale e gjithashtu kanë folur edhe për eksperiencën brenda.
Një pyetje provokuese iu bë Gerta Gixharit nga gazetari Ronaldo Sharka, secilës gazetarja iu përgjigj me diplomaci.
“Kush ka qenë më e fortë në Big Brother VIP, Gixhari 1 apo Gixhari 2?”, duke iu referuar pjesëmarrjes së saj dhe të motrës, Oltës.
“Secila ka pasur lojën e vet. Nuk them dot gjëra të tilla”, u shpreh ajo ndër tjerash.
Megjithatë, Gerta vlerësoi rrugëtimin e së motrës në edicionin e dytë ku ishte me Luiz Ejllin.
“Motra ime ka bërë një rezistencë të fortë ndaj lojtarit që ka pasur përballë, ndërsa unë kam pasur një lojë tjetër”.
Gerta zgjodhi të mos bënte krahasime mes dy edicioneve, por që sipas saj dinamikat kanë ndryshuar. /Telegrafi/
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë