50 Cent është një nga reperat më të pëlqyer dhe që ka një karrierë të gjatë në muzikë. Fansat janë të çmendur pas tij dhe muzikës që ai bën edhe pse ndodh shpesh që marrëdhëniet me adhuruesit nuk janë më të mirat e mundshme.
Këtë të shtunë ai ka qenë duke performuar në Baltimore.
Një moment ai i është afruar turmës së fansave për t’u dhënë duart por duket se asgjë nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Një grua i ka kapur dorën dhe e ka tërhequr reperin jashtë skenës dhe reagimi i tij ndaj saj ka qenë i befasishëm dhe shokues.
50 Cent e ka qëlluar gruan me grusht. Reperi e ka menduar si një mënyrë për të larguar veten nga duart e saj megjithatë në videon e mundësuar goditja duket e fortë dhe shokuese sidomos ndaj një gruaje.
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...