Edhe pak ditë na ndajnë nga viti 2019.
Për adhuruesit e serialeve, viti 2019 do të jetë shumë i begatshëm dhe shumë i dashur për të qëndruar pranë kompjuterin ose TV-së, transmeton portali arbresh.info
Më poshtë mund të shikoni 5 serialet më të mira që pritet të fillojnë në vitin 2019.

Lufta mes disa familjeve, vrasjet, erotika, intriga, incesti, pushtimi…ky do të jetë vazhdimi i serialit shumë të dashur dhe shumë të shikuar Game of Thrones. Por, a pritet që me sezonën që do të shfaqet në vitin 2019 edhe të përfundojë ky serial?!

Edhe pse Tom Hardy ende nuk i ka filluar xhirimet e sezones së dytë të serialit Taboo, mediat shkruajnë se në vitin 2019 do të jetë gati. Epo, të shpresojmë…

Tom dhe të tjerët në seialin Peaky Blinders do të kthehen gjatë vitit 2019. Këtë vitet pritet të fillojë sezona e 5-të e serialit të njohur.

Historia e Mbretëreshës Elizabeta II do të vijojë në sezonën e 3-të gjatë vitit tjetër. Kjo seri ka mbajtur të mbërthyer mijëra njerëz pranë ekranit televiziv, për shkak se ka shpalosur historitë e panjohura të familjes mbretërore në Britani të Madhe.

Homeland vjen me sezonën e 8-të gjatë vitit tjetër. Claire Danes ka konfirmuar që do të jetë pjesë e serialit, por për fat të keq kjo është edhe sezona e fundit e Homeland./arbresh.info/
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...