Melinda Ademi poston fotografi me një kostum të veçantë

22:57 | 11 Tetor 2021

Melinda Ademi kohëve të fundit është kthyer në një nga emrat e preferuar në tregun muzikor shqiptar.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz, ndan me fansat imazhe e video të ndryshme me të cilat merr vëmendje mjaft të madhe.

25-vjeçarja këtë herë ka publikuar disa fotografi nga performanca e saj e fundit në Zvicër duke treguar kështu më në hollësi dukjen atraktive.

Me një kostum ngjyrë blu shkëlqyes, krijuesja e “Mëkatare” duket në formë të mrekullueshme.

“E bukur për t’u parë, e vështirë për ta zënë”, ka qenë përshkrimi i këtyre fotografive.

Komplimentet në hapësirën për komente kanë qenë të shumta edhe nga miqtë e ndjekësit e artistes.

Melinda po shijon akoma suksesin e projektit të fundit të quajtur “Ay Caramba” që tani numëron miliona në YouTube.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MELINDA (@melindaademi)

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara