Kodi Lee mbrëmë u shpall fituesi i sezonit të 14-të të ‘America’s Got Talent’.
Mbrëmja u hap me aktin e Detroit Youth Choir në bashkëpunim me Kygo, e vazhdoi me konkurentin më të vogël Tyler Butler-Figueroa, i cili performoi me finalistin e sezonit të 13-të Brian King Joseph.
Nata vazhdoi me një sërë performancash të cilat dukeshin të denja për çmimin e madh prej 1 milion dollarë, por diferencën e bëri konkurrenti më i komentuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Kodi Lee.
Kodi është i verbër dhe autik, por me një talent të jashtëzakonshëm në muzikë. Ai këndoi në bashkëpunim me Leona Lewis dhe Cher, e me këtë performancë preku zemrat e publikut me këngën “You are the reason”.
Amerika votoi Kodi Leen si fituesin e “America’s Got Talent 2019”.
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...
Kusari-Lila takoi përfaqësuesit e BE-së, në fokus agjenda e ...
Nesër seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen ...