2 Ton bëhet me një veturë luksoze

13:34 | 11 Qershor 2021

Reperi i njohur 2 Ton, është shumë i veçantë në interpretimin e projekteve muzikore.

Ai në rrjete sociale informon fansat për jetën dhe karrierën profesionale, por edhe udhëtimet që bënë jashtë shtetit, shkruan portali arbresh.info

Reperi së fundi ka njoftuar se është bërë me veturë të re, të markës BMW.

Në disa nga postimet që ka shpërndarë në InstaStory, shihet vetura e tij që njëherësh është një nga modelet më të reja të kësaj marke.


“Mirë se vjen në shtëpi”, ka shkruar ai.

Ndryshe, projekti i tij i fundit muzikor është kënga “Aktore”. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara