E kush nuk e mban mend hitin e padiskutueshëm “Waka Waka” të këngëtares së madhe Shakira.
Kënga e cila ishte himni i Kampionatit Botëror 2010 të mbajtur në Afrikën e Jugut, mbetet pa dyshim një prej këngëve më të famshme të FIFA-s.
Sot (e shtunë) për herë të parë një shtet afrikan arriti të kualifikohej në gjysmëfinale të një Kampionati Botëror.
Bëhet fjalë për Marokun, i cili arriti që në një ndeshje befasuese të mundë në rezultat 1-0 Portugalinë, disa ditë pasi shënuan një tjetër fitore të befasishme ndaj Spanjës, shkruan telegrafi.
E me të parë këtë, këngëtares Shakira iu kujtuan vargjet e këngës së saj “Waka Waka”, të cilat në një pjesë të saj citojnë “This time for Africa (këtë herë për Afrikën)”.
Ajo bëri një status në Twitter duke shkruar pikërisht këtë varg dhe duke e shoqëruar me një emoji të flamurit maroken.
Kujtojmë që Shakira ka qenë e ftuar nga mikpritësi i sivjetmë i Kampionatit Botëror, Katari, për të performuar në ceremoninë hapëse – por ajo e kishte refuzuar ofertën.
This time for Africa!! ??? #WorldCup
— Shakira (@shakira) December 10, 2022
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...