Prestigjiozja britanike “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të gjatë këngëtares me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.
Në shkrim flitet gjerë e gjatë për familjen e Duas, largimin e prindërve të saj nga Kosova, gjyshin e saj historian dhe këmbënguljen e tij ndaj serbëve që të mos e ndryshonte historinë e Kosovës, transmeton Arbresh.info.
Dua po ashtu flet për ëndrrën e Kosovës dhe të kosovarëve që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian derisa vendi ku ajo jeton veq është larguar nga kjo shtëpi e madhe evropiane.
Këngëtarja 22 vjeçare tregon po ashtu se si e kishte të vështirë ta kuptonin të tjerët emrin e saj Dua pasi që gjithmonë i duhej t’ua shpjegonte se çfarë kuptimi kishte dhe prej nga vinte.
“Tani jam krenare me emrin. Tani po. Por kur isha duke u rritur krejt çka doja ishte të quhesha Hannah, Sarah, Ella ose diçka kështu normale. Sepse me Dua, duhej t’ua shpjegoja: Jam nga Kosova”, ka thënë ajo gjatë intervistës.
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...