Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Me këtë rast, Saudit Maliqi drejtor në Klinikën e Kirurgjisë Torakale tha se jemi në gatishmëri që asnjë nga të sëmurit të mos mbetet keq.
“Jemi këtu në një klinik në të cilën bëhet trajtimi i personave me probleme kirurgjike. Ne sot jemi në gatishmëri me një staf të mirë që ti përgjigjemi nevojave tona për sëmundje, ti marrim masat ne mënyrë që asnjë nga të sëmurët mos te mbesin keq po të trajtohen në mënyrë adekuate. Në këtë klinikë trajtohen personat me kancerin e gjirit dhe i mushkërive”, tha ai.
Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj tha se po kujdesemi në kthimin e tërësishëm të shërbimeve për qytetarët.
“Po kujdesemi në kthimin e tërësishëm të shërbimeve. Ti kanalizojmë veprimet tona, kjo klinik i ka kapacitetet e veta. Lufta jonë nuk është vetëm kundër pandemisë por edhe avancimi i shërbimeve shëndetësore”, tha ai.
Valbon Krasniqi drejtor i SHSKUK, tha se e kemi për obligim edhe në kohë pandemie që qytetarët të marrinë shërbimet kirurgjike.
“Ne kemi obligim edhe në kohë pandemie të funksionojnë edhe shërbimet kirurgjike do vazhdojnë t’i marrinë në kohen e duhur”, tha ai./arbresh.info

Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...
Messi vazhdon me gola të bukur në MLS, Inter Miami merr fito...
Haxhiu nuk komenton çështjen e presidentit dhe Kuvendit
Maqedonia e Veriut, 26 gra të vrara në pesë vjet
8 Marsi, Hamza: Gratë çdo ditë e bëjnë botën më të mirë
Rama: Shqipëria anëtare e NATO-s, spekulimet për sulme të pa...