Inxhinierët e kanë zbuluar një pilulë të vogël robotike, e cila e liron insulinën sapo të futet në stomak. Ekipi i shkencëtarëve është frymëzuar nga një breshkë e vogël, e cila ka formë të ngjashme trupore me këtë pilulë.
Brenda pilulës ndodhet një sasi e vogël e insulinës. Pasi pilula të mbështetet në murin e lukthit, insulina del nga pilula dhe pilula mund të lëvizë drejt zorrëve dhe në fund largohet nga trupi. Kjo pilulë tashmë është testuar në minj dhe derra dhe ka dhënë rezultate të mira.
Hulumtuesit shpresojnë se pilula do të fillojë të përdoret tek njerëz pas tre vjetëve. Sipas tyre, ajo mund të jetë një zëvendësim shumë i mirë për injeksionet. “Është një koncept i ri dhe një ide e mirë”, tha Edith Mathiowitz, profesoreshë e mjekësisë në Universitetin “Brown”.
Pasi muri i stomakut nuk ka shumë receptorë të dhimbjes, shpimi i vogël që krijon kjo pilulë nuk do të shkaktonte dhimbje te pacientët. Në këtë mënyrë, insulina futet në rrjedhën e gjakut të pacientit dhe jep efekt të menjëhershëm.
Shkencëtarët e kanë përdorur insulinën e tharë dhe të shtypur për ta bërë mjaftueshëm efektive në një pilulë të vogël, shkruan “The New York Times”.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4