Më shumë se gjysma e pacientëve tani mund të mbijetojnë nga një kancer vdekjeprurës i lëkurës, i cili një dekadë më parë u konsiderua i pashërueshëm, thonë mjekët në Britani të Madhe.
Dhjetë vjet më parë 1 në 20 pacientë do të mund të jetonte pesë më vitë më shumë që nga dita e diagnostifikimit me melanoma, ndërsa shumica do të vdisnin brenda një muaji, transmeton portali arbresh.info
Por ilaçet që ndihmojnë në sistemin iminutar nënkuptojnë se tani rreth 52 përqind e pacientëve mund të jetojnë të paktën pesë vite më shumë që nga shfaqja e sëmundjes.
Mjekët thanë se ky është një transformim i jashtëzakonshëm dhe i shpejtë.
Melanoma është kanceri i pestë më i zakonshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe vret gati 2300 njerëz çdo vit.
Nëse kapet në fazat e hershme, atëherë shanset për mbijetesë janë të mira, por ndërsa kanceri bëhet më agresiv dhe përhapet në të gjithë trupin (i njohur si kancer metastatik), atëherë mbijetesa bie.
Njerëzit priren të jetonin midis gjashtë dhe nëntë muaj pas diagnostikimit./arbresh.info/
Leonard Ademaj: Vrasja e Liridonës ishte e planifikuar, u re...
Greqi, fermerët vazhdojnë protestat me traktorë në rrugët ko...
Spiropali-Mucunski: Konkretizojmë bashkëpunimin për Korridor...
Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt vazhdon më 29 janar
Naim Murseli s’e thotë asnjë fjalë për pamjet që u shfaqën p...
Aksion i Prokurorisë Speciale për krim të organizuar e rrëmb...