Një injeksion i vetëm mund t’i ndihmoj të sëmurët me diabet të mbajnë nën kontroll glukozën për disa javë, në vend që të injektojnë insulinë çdo ditë.
Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar një teknologji të re që mund të përmirësojnë ilaçet që përdoren aktualisht për të mbajtur nën kontroll glukozën.
Duke formuar një xhel që tretet ngadalë me nxehtësinë e trupit, terapia e re ka rezultuar e suksesshme tek kafshët duke rritur kontrollin ndaj glukozës me tri herë më shumë.
Shkencëtarët shpresojnë që trajtimi të zgjasë më shumë tek njerëzit, duke qenë se ne kemi një metabolizëm me të ngadaltë.
Terapitë standarde për diabetin e tipit 2 duhet të merren të paktën 2 herë në ditë, ndërsa trajtimi më afatgjatë aktualisht në treg që mban nën kontroll glukozën, i njohur si dulaglutide, kërkon injektim të përjavshëm.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë