Sipas një studimi të ri nga Universiteti ”Queen Mary” në Londër, pirja e kafesë ka efekte pozitive për shëndetin dhe mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës.
Studiuesit zbuluan se kafeina aktivizon një sistem energjie në qeliza, të quajtur AMPK, i cili ndihmon qelizat të rriten, të riparojnë ADN-në dhe të përballojnë stresin, transmeton klankosova.tv.
Kjo mund të shpjegojë pse kafeja ndihmon në mbrojtjen nga sëmundje serioze si dementia, diabeti dhe problemet e zemrës.
Derisa sipas gjermanes bild.de, edhe në një studim tjetër nga Universiteti ”Tufts” në SHBA u pa se njerëzit që pinë 2-3 filxhanë kafe të zezë në ditë kanë zemër më të shëndetshme dhe rrezikun e një vdekjeje të parakohshme nga zemra e zvogëluar me rreth 20%.
Studime të tjera lidhin kafenë me uljen e rrezikut për depresion, përmirësimin e shëndetit të mëlçisë dhe zvogëlimin e mundësisë për diabet tip 2.
Pra, kafeja jo vetëm që zgjon, por edhe ndihmon trupin të qëndrojë më i shëndetshëm!
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin