Migrenat janë konsideruar kryesisht si një çrregullim me dhimbje koke (në krahasim me çështjet e zemrës), me simptoma të tilla si dhimbje intensive, përzierje dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit.
Megjithatë, ky nuk është studimi i parë që lidh dhimbjet e kokës së migrenës me probleme të zemrës, tha autori i studimit Dr. Kasper Adelborg, një kardiolog në Spitalin Universitar Aarhus në Danimarkë.
“Studimet e mëparshme kanë sugjeruar një lidhje midis migrenave dhe rrezikut të goditjes në tru dhe sulmit në zemër, veçanërisht në mesin e grave”, tha ai.
Në studim, hulumtuesit i shqyrtuan të dhënat e 51,000 njerëzve në Danimarkë që kishin migrenë dhe rreth 510,000 njerëz që nuk kishin. Njerëzit në grupin e migrenës ishin diagnostikuar së pari nga mosha 35 vjeçare, mesatarisht, dhe 71 përqind e tyre ishin gra./drrlajm/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë