Shkencëtarët përmes një studimi të fundit kanë ardhur në përfundim se vitamina D mund të ndihmojë në sistemin imunitar të pacientëve me koronavirus, por nuk mund ta parandalojë, ose ta trajtojë sëmundjen.
Shkencëtarët nga disa universitete dhe institucione mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, përmes një studimi kanë theksuar se nuk ka prova të mjaftueshme shkencëore që vërtetojë efektet e dobishme të vitaminës D në terapinë Covid-19, transmeton portal arbresh.info
“Përhapja e vazhdueshme e Covid-19 ka dërguar në thirrjet për konsumim shtesë të vitaminës D, por këto thirrje nuk mbështeten në studimet përkatëse shkencore”, thanë ata.

Studiuesit sqaruan se janë duke u bërë studime që mund të japin një përgjigjje në lidhje me efektin e vitaminës D ndaj koronavirusit, ndërsa këshillojnë që deri mos të zbuzohet me vitaminën D.
Sipas Carolyn Greiq, nga Universiteti i Birminghamit, pjesën më të madhe të vitaminës D e marrim nga rrezet e diellit, megjithatë, për shumë njerëz gjatë pandemisë kjo ka qenë një sfidë e vërtetë.
“Ekzistojnë disa prova që vitamina e ulët është e lidhur me infeksione akute të traktit respirator, aktualisht nuk ka prova të mjaftueshme për vitaminën D si një trajtim për COVID-19 dhe mbingarkesa e tepërt duhet të shmanget pasi mund të jetë e dëmshme”, thotë ajo.
Studiuesit vënë në theks se një dietë e ekuilibruar me peshk, mish të kuq, të verdhën e vezës dhe ushqime tjera mund të ofrojë sasi të konsiderueshme të vitaminës D. Ekspozimi i sigurt në rrezet e diellit këshillohet gjithashtu për të rritur nivelin e vitaminës D. Pacientët duhet të kërkojnë ndihmën e profesionistëve mjekësorë nëse duhet të adresojnë ndonjë mangësi të mundshme të vitaminës D./arbresh.info/
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...