Jemi mësuar gjithmonë t’i hedhim në mbeturina, lëvozhgat e vezëve, por ja që ato kanë një rëndësi shumë të madhe.
Lëvozhga e vezëve është një element e që mban 27 mikroelemente esenciale kryesisht të përbëra nga karbonat kalciumi (CaCO3) një strukturë shumë e ngjashme me dhëmbët dhe kockat e njeriut.
Në testet që i janë bërë njerëzve dhe kafshëve, ka rezultuar përmirësim i dukshëm i kockave, shtim dendësie tek kockat dhe pakësim dhimbjesh reumatike, madje edhe rritje e kartilazhit (ind lidhor fleksibel që gjendet tek kyçet dhe kockat). Për këtë duhet të përdorim vezë pule, rose, të ushqyera mirë.
Për të përdorur lëvozhgat në fillim i marrim dhe i lajmë ato, i vendosim të thahen në diell ose në furrë në temperaturë të ulët. Më pas i bluajmë me një grirëse elektrike. Mund të konsumojmë çdo ditë 3/4 ose 1 luge çaji e cila është e barabartë me 800 mg kalcium. Njëkohësisht me këtë duhet të konsumojmë edhe magnez i cili ndihmon në përthithjen e kalciumit në organizëm (nëse kalciumi nuk shoqërohet me magnez nuk ka asnjë vlerë).
Reshjet e shiut s’i “frenojnë” kosovarët në lëvizjet drejt S...
Magyar betohet si kryeministër i Hungarisë me premtime për n...
Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së d...
Operacion bastisjeje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Britania dërgon anije luftarake në Lindjen e Mesme
Kurti bëri homazhe te varret e heronjve të kombit Ilir Konus...