Kur kontrolloni për nishane dyshuese në lëkurë, me siguri shihni në krahë, kraharor, bark, shpinë dhe këmbë. Por, melanoma, një nga format më vdekjeprurëse të kancerit të lëkurës, mund të shfaqet kudo në lëkurë, edhe në pjesë që nuk kapen nga dielli.
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, melanoma shfaqet më së shumti në kraharor dhe shpinë tek meshkujt, dhe në këmbë tek femrat, si dhe në qafë tek të dyja gjinitë.
“E vërejmë melanomën kudo”, thonë dermatologët. E kemi hasur në kërthizën e një personi, tek të pasmet, mes gishtave, poshtë thonjve, në kokë dhe pas veshëve. Në raste më të rralla, mund të zhvillohet melanoma edhe brenda veshëve, gojës apo edhe në gjenitale, sipas Shoqatës Amerikane të kancerit.
Ja përse është e rëndësishme që të kontrolloni çdo pjesë të lëkurës për shfaqje të nishaneve ose ndryshim të tyre. Duhet të ndiqni rregullin ABCDE për zbulimin e kancerit të lëkurës.
A për Asimetrinë – Nishani është jo simetrik. Krijoni një vijë imagjinare në nishane dhe krahasoni nëse është simetrik në të dyja anët).
B për Bordurën – Ndryshon kufiri apo bordura – nga e rrumbullakët bëhet e thepisur, e vijëzuar dhe e çrregullt.
C për Ngjyrën (color) – Nuk ka një ngjyrë uniforme, por disa nuanca ngjyrash – e kuqërremtë, kafe, blu, e bardhë ose e kuqe.
D për Diametrin – Nishani është më i madh se goma e një lapsi.
E për Evolium – Po ndryshon – tkurret, rritet, zmadhohet, ndryshon ngjyrë ose fillon të acarohet dhe rrjedh gjak.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...