Disa ngatërrojnë problemet me tretjen e ushqimit me problemet që sjell gastriti. Në qoftë se keni dhimbje stomaku apo kriza të vogla atëherë kjo nuk ndodh thjesht nga ushqimet që keni ngrenë. Kjo dhimbje e ka një shkak dhe ai është gastriti: inflamacioni (pezmatim ose skuqja) e mukozës së stomakut. Shenjat për ta kuptuar atë janë:
Shpesh e ndjeni stomakun e fryrë dhe keni të përziera: Në qoftë se këto shenja ju ndodhin gjithmonë pasi keni ngrënë atëherë duhet të vizitoheni me patjetër.
Keni djegie: Kjo ndodh si pasojë e baktereve qe ndodhen në stomakun tuaj ose nga acidi që prodhon ai për t’u mbrojtur nga shkaktimi i dëmeve që mund të ndodhin prej infeksionit.
Ndiheni të ngopur dhe pas një vakti shumë të thjeshtë: Bakteret mund të prodhojnë gazra të cilat mbushin stomakun tuaj duke ju lënë ndjesinë e fryrjes.
Keni mungesë të vitaminës B12: Këtë vitaminë e marrim nga ushqimet si mishi dhe vezët dhe është e rëndësishme për të pasur energjinë e duhur në organizëm. Trupit i duhet të thithi këtë vitamin nga ushqimet e caktuara në të kundërt do të ndiheni të lodhur dhe lini hapësirë për formimin e gastritit.
Rënia në peshë: në qoftë se ndiheni të ngopur pas një vakti të thjeshte për shkaqet që përmendëm më sipër rrjedhimisht do filloni të humbisni peshë në mënyrë të dukshme.
Infeksioni nuk është arsye e vetme që njerëzve u zhvillohet gastritis. Ka dhe faktorë të tjerë,ku përfshihet përdorimi i alkoolit ose abuzimin me kokainë. Alkooli, kokaina dhe disa ilaçe të tjera mund të shkatërrojnë muret mukozale, duke e bërë stomakun të prekshëm ndaj infeksionit dhe inflamacionit.
Njerëzit që kanë sëmundje inflamatore të zorrëve të tilla si sëmundja e kolitit, ulcera etj. kanë një rrezik më të lartë e të pasurit gastritin.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin