Një person 56 vjeçar vdiq pasi u injektua me një ilaç të gabuar duke u trajtuar në spital, u tha në një seancë gjyqësore që trajtonte rastin e të ndjerit.
Arnold Harper u dërgua në spitalin mbretëror Preston në nëntor të 2013- së, kjo ngase ai pësoi lëndime trupore kur fugoni i tij u përplas me një mur të detit në Cumbria, shkruan Metro, njofton Klan Kosova.
Megjithatë Dr. Pieter Dupreez, ka administruar punën e tij në mënyrë jo të mirë, kështu ai e kishte injektuar pacientin në fjalë me ilaçe të gabuara, u tha në hetimin gjyqësor në Gjykatën e Preston Crown, të Britanisë.
royalpreston (1)
Sipas raportimeve, Dr.Pieter, automatikisht kishte ofruar një dozë të lartë të adrenalinës e cila dërgoi edhe në rritjen e normës së rrahjeve të zemrës për z. Harper, duke e lënë të vdekur këtë të fundit menjëherë pasi kishte pësuar sulm në zemër.
Ndërsa në seancën gjyqësore, përballë familjes së viktimës, Dr: Pieter tha:
‘’Unë jam tmerrësisht keq, kam bërë një gabim…, nëse kjo ka pasur ndonjë im-pakt apo jo unë nuk e di, megjithatë krahas të gjithave unë ndihem tmerrësisht keq për humbjen tuaj’’.
Derisa 56 vjeçari u dërgua në spital ngase kishte të thyer këmbën e djathtë, gjoksin, kockat e tij dhe tre rruaza të shpinës, mjekët konstatuan që lëndimet e tij nuk ishin kërcënuese për jetën, njofton Klan Kosova.
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...