Një vajzë 3- vjeçare ka një çrregullim të kromozomeve, i cili është shumë i rrallë dhe mendohet që është pacientja e vetme që vuan nga kjo sëmundje, shkruan Dailymail.
Për 16 muaj me rradhë vogelushja kishte përjetuar simptoma si vjellje dhe mundim, mirëpo doktorët ende nuk kishin pasur informacione për këtë gjendje.
Më pas është vërejtur që vajza vuan nga një çrregullim i kromozomeve, i cili e ka lënë atë me paaftësi për të ecur, ngrënë si dhe me probleme të sjelljes.
Për shkak të informacioneve të pakta rreth këtij çrregullimi, doktorët nuk kanë arritur të predikojnë jetëgjatësinë e pacientës si dhe gjendjen me të cilën ajo mund të përballet në të ardhmen.
Një çrregullim kromozomal shfaqet kur ka ndryshim në numër dhe strukturë të kromozomeve. Njerëzit kanë gjithsej 46 kromozome. Disa çrregullime të kromozomeve mund të mos shkaktojnë dëme, disa çojnë në probleme serioze dhe sëmundje./Gazeta Express
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër