Mblidhni shokët! Sipas hulumtimeve të reja, udhëtimi me shokët është gjë shumë e mirë për shëndetin mendor dhe fizik.
Arsyeja?
Epo, studimet tregojnë se që të dyja – shpenzimi i kohës me shokët dhe pushimi – jua zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe jua shtojnë jetëgjatësinë, transmeton Telegrafi.
Sipas raportit nga Universiteti i Harvardit, dalja me shokët jua ulë në mënyrë drastike faktorët e rrezikut të vdekjes.
“Lidhjet shoqërore si këto jo vetëm se na sjellin kënaqësi, por edhe ndikojnë në shëndetin tonë afatgjatë në mënyra po aq të fuqishme sa gjumi adekuat, dieta e mirë dhe mos konsumimi i duhanit”, kanë shpjeguar hulumtuesit e Harvardit.
Shumë studime kanë treguar se ata që kanë lidhje të kënaqshme me familjarët, miqtë dhe komunitetin e tyre janë më të lumtur, kanë më pak probleme shëndetësore dhe jetojnë më gjatë. /Telegrafi/
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...