Google ADS

Truku i cili do të ua largojë dhimbjen e kokës në çast

21:57 | 3 Dhjetor 2023
E.G

Duke shtypur gishtat e mëdhenj në tëmthat dhe nën kokë, do t’i siguroni vetes lehtësimin e nevojshëm nga dhimbjet e kokës

Shumë njerëz vuajnë nga dhimbjet e kokës, disa prej të cilave shkaktohen nga problemet me sinuset.

Në vend që të kërkoni menjëherë disa ilaçe industriale, terapisti James Moore sugjeron që të provoni akupresurën.

– Zbutni dhimbjet e kokës tani! Presioni i butë dhe ngrohtësia e duarve ndihmojnë në uljen e tensionit në kokë, duke rritur qarkullimin e gjakut në atë zonë – thuhet në përshkrimin e videos, transmeton Telegrafi.

E gjitha që duhet të bëni është të shtypni pjesën e brendshme të tëmthit të majtë me gishtin e madh të majtë dhe nën kafkën me gishtin e madh të djathtë.

Mbajeni këtë presion për rreth 15 sekonda, me frymëmarrje të thellë, përsëriteni 3 herë, më pas ndërroni anën.

Shikoni se si duket kjo në praktikë në videon e mëposhtme:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by James Moore (@jamesmoorewellness) 

 

Shpërndaje në rrjete sociale