
Medical Illustration showing lung cancer or bronchial carcinoma on medical background, 3d illustration
Një trajtim i ri për një formë agresive të kancerit të mushkërive mund të ulë rrezikun e vdekjes për 25 për qind, sipas një studimi të publikuar në revistën Lancet.
Kombinimi i dy barnave ekzistuese, imunoterapia atezolizumab dhe kimioterapia lurbinectedin, ka treguar rezultate premtuese, duke zgjatur jetëgjatësinë mesatare nga 10.6 në 13.2 muaj.
Kanceri i mushkërive me qeliza të vogla është veçanërisht i vështirë për t’u trajtuar dhe shpesh diagnostikohet vonë.
Ky trajtim i ri, që tashmë është në përdorim në sistemin shëndetësor britanik, pritet të sjellë përmirësim të madh në kujdesin ndaj pacientëve.
Aktualisht ky kombinim po shqyrtohet për miratim në ShBA dhe Evropë, teksa studiuesit shpresojnë që së shpejti ky ilaç miratohet edhe në Mbretërinë e Bashkuar.
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë
100 eurot për studentët dhe punëtorët privat, edhe pak orë d...
Ia qëlloi saktë tre kampionët e fundit, parashikuesi i famsh...