Gjatë ushqyerjes së fëmijës mendimet që do të dëgjojë, apo që vetë nëna do të ketë do të jenë të ndryshme, por mbi të gjitha ajo duhet të dijë se fëmija gjatë ditës duhet të lagë të paktën 6 bebelina.
Por cilat janë ato mitet e pavërteta që gruaja nuk duhet të marrë në konsideratë?
Pas disa javësh nga lindja gjoksi nuk do të jetë më i fryrë, por do të jetë i butë sepse ai do t’i përshtatet kërkesës së fëmijës dhe nuk do të prodhojë më qumësht “të panevojshëm”.
Nëse fëmija juaj fle shumë, sidomos gjatë javëve të para, ai duhet të zgjohet për të pirë qumësht. Ai ka nevojë të pijë sa më shumë në mënyrë që të stimulojë një prodhim të mirë të qumështit.
I lini mënjanë këto këshilla të pavlefshme. Jo gjithmonë një fëmijë qan sepse ka uri. Ai mund të ketë dhimbje barku, veshi, ka nevojë të qëndrojë më gjatë në gji sepse ju do pranë etj.
Frekuenca e thithjeve në gji nuk ka limit, sidomos nëse bëhet fjalë për një të porsalindur. Ai mund të qëndrojë në gji edhe 2 orë dhe të qëndrojë pa thithur për 20 minuta. Kjo nuk nënkupton se ju nuk keni mjaftueshëm qumësht, por se ai ka nevojë të qëndrojë pranë jush.
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...
Kredia 90 miliardëshe për Ukrainën, BE-ja optimiste për vend...
Kombëtarja e Kosovës tek vajzat me ngritje historike në rang...
Deputetja Ymeri kritikon rritjen e çmimit të energjisë elekt...